Limaj e mohon afrimin me VV: Nuk ka hajgare me punë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar ashpër gjatë një interviste televizive, pasi u pyet nëse partia e tij mund të afrohet me Lëvizjen Vetëvendosje. Gjatë bisedës, sapo u përmend mundësia e një përafrimi me VV-në, Limaj ndërhyri menjëherë duke e mohuar kategorikisht një mundësi të tillë. “‘’Nëse ty, VV-ja të afrohet dhe të…

Lajme

01/11/2025 08:50

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar ashpër gjatë një interviste televizive, pasi u pyet nëse partia e tij mund të afrohet me Lëvizjen Vetëvendosje.

Gjatë bisedës, sapo u përmend mundësia e një përafrimi me VV-në, Limaj ndërhyri menjëherë duke e mohuar kategorikisht një mundësi të tillë.

“‘’Nëse ty, VV-ja të afrohet dhe të thotë..’’…

‘’Jo Berat, hiç mos e ço ma gat, hiç mos e ço ma gat, nale. Nuk ka hajgare me këtë punë, s’është punë me u bë hajgare me këtë punë,’’ tha Limaj në T7.”

Reagimi i tij la të kuptohej qartë se Nisma nuk do të pranojë asnjë bashkëpunim me Vetëvendosjen.