Limaj: Drenasi e ka pritur që 16 vjet këtë fitore
I pari i partisë NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj ka uruar gjithë qytetarët e Drenasit duke i quajtur ata si meritorët kryesorë të mbylljes së këtij procesi.
Lajme
Limaj ka thënë që Drenasi që “16 vjet e ka pritur këtë fitore”.
“Drenasi e ka pritur që 16 vjet një fitore të tillë dhe gjithë qytetarëve të Drenasit dua të ja uroj këtë ditë pasi ata janë meritorët kryesorë të mbylljes së këtij procesi”.
“Ata nuk kanë rënë në provokim dhe kanë shkuar për t’i dhënë ndryshimin Drenasin”.
Limaj ka thënë se Isa Xhemajlaj do të jetë kryetari i Drenasit.
“Isa Xhemajlaj do të jetë kryetari juaj dhe i shpreh respektin tim krahut opozitar dhe të gjithë kandidatëve që kanë premtuar u them që duhet të ndihen fitues”.
“Isa Xhemajlaj është kandidati më i preferuar dhe jam i bindur që ai do të udhëheqë Drenasin”, ka thënë Limaj.