Liga e Kampione hyn në fazën vendimtare, sot hidhet shorti

Në mesditë, me fillim nga ora 12:00, në Nyon të Zvicrës do të zhvillohet shorti që do të përcaktojë përballjet e fazës së 1/8 së finales në edicionin 2025/26 të Ligës së Kampionëve. Ceremonia organizohet në Shtëpinë e Futbollit Evropian dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në platformat zyrtare të UEFA-s, transmeton lajmi.net. Në këtë short…

Sport

27/02/2026 08:14

Në mesditë, me fillim nga ora 12:00, në Nyon të Zvicrës do të zhvillohet shorti që do të përcaktojë përballjet e fazës së 1/8 së finales në edicionin 2025/26 të Ligës së Kampionëve.

Ceremonia organizohet në Shtëpinë e Futbollit Evropian dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në platformat zyrtare të UEFA-s, transmeton lajmi.net.

Në këtë short përfshihen 16 skuadra – tetë ekipet më të suksesshme të fazës së ligës dhe tetë të tjera që siguruan kualifikimin përmes ndeshjeve play-off. Sipas rregullores, skuadrat që vijnë nga faza e ligës do të përballen me ato të kualifikuara nga play-off-i dhe do të kenë përparësinë që ndeshjen e kthimit ta zhvillojnë në stadiumin e tyre.

Përveç çifteve të raundit të 16-të, shorti i sotëm do të përcaktojë edhe të gjithë skemën e fazës eliminatore, duke vendosur automatikisht rrugëtimin drejt çerekfinaleve dhe gjysmëfinaleve. Kjo do t’u japë ekipeve një pasqyrë të qartë të kundërshtarëve potencialë deri në finalen e madhe.

Në short marrin pjesë këto skuadra: Arsenal, Bayern Munich, Liverpool, Tottenham Hotspur, Barcelona, Chelsea, Sporting CP, Manchester City, Real Madrid, Paris Saint-Germain, Newcastle United, Atletico Madrid, Atalanta, Bayer Leverkusen, Galatasaray dhe Bodø/Glimt./lajmi.net/