Liga e Evropës: Eintracht Frankfurt fiton kontestin me Salzburg, kalon në fazën tjetër
Eintracht Frankfurt është skuadra e fundit që kalon në fazën e 1/16-ës së finales në Ligën e Evropës.
Sport
Skuadra nga Bundesliga ka luajtur baras 2:2 në Salzburg, por falë fitores nga ndeshja e parë, ata kanë siguruar kalimin në fazën tjetër, shkruan lajmi.net.
Në ndeshjen e dytë, golin e parë e shënoi Andreas Ulmer, kur kishin kaluar vetëm 10 minuta lojë.
Frankfurt reagoi me anë të golit të Andre Silva, i cili erdhi në minutën e 30’ të takimit, duke shuar shpresat e austriakëve.
Jerome Onguene arriti të rikthente epërsinë e Salzburgut, duke shënuar për 2:1 në minutën e 71’, por as kësaj radhe vendasit nuk arritën të ruajnë epërsinë.
Ishte përsëri Andre Silva ai që tundi rrjetën e Salzburg, kësaj radhe në minutën e 83’ të takimit. /Lajmi.net/