Liderët nga Maqedonia Veriore, gaz i botës në autostradën “Arbën Xhaferi”
Autostrada “Arbën Xhaferi” është e gjatë 65.5 kilometra dhe krahas “Bechtel & Enkës”, kanë punuar edhe 900 kompani vendore me gjithsej 9449 punëtorë, duke u bërë gjenerues i vendeve të punës për 5 vite me radhë. Kjo autostradë ka urën më të gjatë në rajon me gjatësi prej 5.7 kilometra.

Lajme
Pas përurimit të autostradës “Arbër Xhaferi” nga Prishtinë deri në kufi me Maqedoninë e Veriut, ka reaguar profesori Arsim Sinani.Në një status në facebook, ai kritikon ashpër politikanët nga Shkupi që morën pjesë në përurimin e autostradës dhe i quan të paaftë që të ndërtojnë 15 kilometra autostradë nga Shkupi deri ne Bllacë për t’u lidhur me Kosovën.
“Se kuptoj ‘liderët” e Maqedonisë Veriore se si vijnë të festojnë në përurimin e autostradës Arbën Xhaferi në Kosovë, kur edhe derisa flasim nuk janë në gjendje 15 km tia bashkangjesin Kosovës. Çka festojnë sot ditën e Shën Gjergjit apo Autostratdën Arbën Xhaferi që e ndërtoi Kosova. Punoni pak se na lodhët me foto lidheni autostradën e Shkupit se u bëtë gaz i botës, lidership i Maqedonisë Veriore”, shkruan Sinani në facebook.