Liderët e partive të stërpikur gjithandej, presidentja vazhdon lutjet për kalimin e ngërçit
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, përmes një deklarate të Presidencës të lëshuar të enjten, edhe njëherë ka kërkuar nga liderët e partive politike që të gjejnë një zgjidhje dhe ta nxjerrin vendin nga situata e krijuar.

Lajme
“Presidentja Jahjaga thekson se zgjidhja duhet të kërkohet brenda Kuvendit të Kosovës, ashtu siç e parasheh edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe vetë kuadri kushtetues, e që buron nga mandati i deputetëve të Kuvendit”.
Duke kërkuar ruajtjen e rendit kushtetues, ruajtjen e mirëqenies së qytetarëve të vendit dhe gjithashtu duke konsideruar se përgjegjësia institucionale ndaj obligimeve ndërkombëtare, është jetike për vendin, presidentja Jahjaga ka kërkuar nga liderët e partive politike që të gjejnë gjuhën e përbashkët, përmes dialogut, si kulturë elementare në demokraci dhe ta nxjerrin vendin nga kjo situatë e krijuar.
“Ndërtimi i shpejtë i institucioneve të qëndrueshme është në interes të vendit dhe gjithsesi se përfshirja në institucione nënkupton respektimin e Kushtetutës së Kosovës, rrjedhimisht përfshirjen etnike”.
Dhe derisa thirrjet e presidentes nuk kanë të mabruar, liderët e partive politike janë të stërpikur gjithandej, lideri i PDK-së, Hashim Thaçi dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa ndodhën në Bruksel, në një takim të partive popullore, ndërsa Ramush Haradinaj, deri një ditë më parë (mbase është kthyer) ishte në një vizitë në Gjermani.