Liberalizimi i tregut, ZRRE takon operatorë të energjisë
Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), ka zhvilluar një takim me përfaqësues të KEK-ut, KOSTT, Kompanisë KEDS-it dhe KESCO-së Kjo kompani njofton se takimi në fjalë kishte për qëllim informimin e ZRRE-së nga ndërmarrjet e licencuara për përgatitjet e tyre në lidhje me procesin e liberalizimit të tregut të energjisë. “Përfaqësuesit e secilës kompani prezantuan…

Lajme
Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), ka zhvilluar një takim me përfaqësues të KEK-ut, KOSTT, Kompanisë KEDS-it dhe KESCO-së
Kjo kompani njofton se takimi në fjalë kishte për qëllim informimin e ZRRE-së nga ndërmarrjet e licencuara për përgatitjet e tyre në lidhje me procesin e liberalizimit të tregut të energjisë.
“Përfaqësuesit e secilës kompani prezantuan raportet e tyre mbi hapat e ndërmarrë deri më tani dhe planet e ardhshme për të siguruar që ky proces të zhvillohet në mënyrë të rregullt dhe të suksesshme”.
“ZRRE-ja theksoi rëndësinë e përfundimit me sukses të këtij procesi dhe kërkoi nga të gjitha ndërmarrjet e licencuara që të ndërmarrin të gjitha përgatitjet e duhura për të garantuar një kalim të qëndrueshëm dhe pa pengesa drejt një tregu të liberalizuar, duke siguruar transparencë dhe bashkëpunim të plotë në çdo fazë të implementimit”, njofton kjo kompani.