Libani sulmon Izraelin, raportohet për të lënduar dhe dëme materiale
U lëshuan tre raketa nga Libani dhe 19 persona u plagosën e u shkaktuan dëme materiale, sipas informacioneve që përcon ushtria izraelite. Shtatë persona u plagosën në qytetin izraelit Tire, sipas shërbimit izraelit të urgjencës. Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) më vonë njoftuan se rreth 15 raketa u hodhën nga Libani. Sipas IDF-së, rreth pesë…
Bota
U lëshuan tre raketa nga Libani dhe 19 persona u plagosën e u shkaktuan dëme materiale, sipas informacioneve që përcon ushtria izraelite.
Shtatë persona u plagosën në qytetin izraelit Tire, sipas shërbimit izraelit të urgjencës.
Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) më vonë njoftuan se rreth 15 raketa u hodhën nga Libani.
Sipas IDF-së, rreth pesë raketa të lëshuara në Galilenë e Epërme u kapën dhe u shkatërruan para se të godasin objektivat.
Rreth 10 raketa u hodhën gjithashtu në zonën e Gjirit të Haifa dhe Galilesë dhe aktualisht nuk ka informacione për të lënduar.