LG G5 do të zhbllokohet me sy
LG G5, pajisja e ardhshme e gjigantit koreano-jugor të teknologjisë, pritet të sjellë një frymë krejtësisht të re në tregun e telefonave inteligjentë. LG njihet për risqet që ka ndërmarrë, duke mos ndjekur traditën e kompanive të tjera teknologjike. Ajo ishte e para që krijoi kasa të telefonit me lëkurë. Telefoni LG V10 gjithashtu është i pari që ofron një ekran dytësor për njoftime.
Auto & Tek
Edhe tek LG G5 kompania do të sjellë një veçori të re. Ky telefon inteligjent thuhet se do të përdorë teknologjinë e njohjes së syrit, e zhvilluar nga kompania IRIENCE. Kjo do të thotë se sensori për gjurmët gishtave do të zëvendësohet nga skaneri i syrit.
LG G5 thuhet gjithashtu se do të ketë ekran 5.6 inç IPS LCD, me rezolucion 1,440 x 2,560 pikselë. Ai do të fuqizohet nga procesori i fundit Qualcomm Snapdragon 820 SoC.
Ndryshe nga LG G4, telefoni do të ketë kasa prej metali, dhe do të fuqizohet nga një bateri me kapacitet 3,500 mAh. Sa i përket kamerave, pajisja do të ketë kamerë 21 megapikselë me lazerin për vetë-fokusim, dhe do të ofrojë mbështetje për stabilizuesin optik të imazheve, videot 4K dhe blicin e dyfishtë LED. Ndërsa kamera ballore do të jetë 8 megapikselë.
Nga veçoritë e mësipërme dalim në përfundimin se LG G5 do të ndryshojë shumë nga paraardhësi i tij.