Lexus nis prodhimin e modelit të ri urban (Video/Foto)

Kompania Lexus ka nisur prodhimin e veturës urbane të quajtur Lexus LF-SA, e cila pritet të ketë shitje mjaft të mëdha.

Auto & Tek

11/05/2017 16:33

Lexus gjithmonë është njohur si markë e veturave të mëdha dhe luksoze, por vitet e fundit po synon që të hyjë edhe në tregun e veturave urbane.

Ky model do të ketë një gjatësi të përafërt me veturën Audi A1, edhe pse për momentin është vetëm si koncept, transmeton Lajmi.net.

Lexus LF-SA për blerësit do të ofrohet në dy lloje të motorëve, 1.5 dhe 1.2-litërsh.

Megjithatë, ende nuk janë bërë të ditura detajet tjera për këtë makinë./Lajmi.net/

YouTube player

lexus-lf-sa-concept-750x513

lexus-lf-sa-concept-7