Lewis e Nicole, çifti i lumtur

Pasi u bashkuan në fund të vitit që shkoi, Nicole Scherzinger e Lewis Hamilton po e shijojnë lidhjen e tyre. Çifti u pa duke dalë nga hoteli Mayfair në perëndim të Londrës, ku kishte qëndruar me Lewis, i cili kishte arritur aty me taksi më parë. Në veturën e tyre u panë disa dhurata, të…

ShowBiz

10/02/2014 19:25

Pasi u bashkuan në fund të vitit që shkoi, Nicole Scherzinger e Lewis Hamilton po e shijojnë lidhjen e tyre. Çifti u pa duke dalë nga hoteli Mayfair në perëndim të Londrës, ku kishte qëndruar me Lewis, i cili kishte arritur aty me taksi më parë.

Në veturën e tyre u panë disa dhurata, të cilat mund të jenë për ditën e Shën Valentinit, të cilat mund t’i ketë blerë 29 vjeçari për 35 vjeçaren. Çifti më pas shkoi në një restorant në qendër të Londrës, dorë për dore, për të ngrënë darkë.

Ngasësi i Formula 1, piloti i Mercedesit dhe ish anëtarja e Pussycat Doll u ndanë për disa muaj, por ata ishin së bashku për Vit të Ri në Aspen të Kolorados, ku i shijuan disa ditë në një qendër skijimi.