Lewandowski: Urime Messit për Topin e Artë

Ylli i Bayern Munichut, Robert Lewandowski ka uruar Lionel Messin për trofeun e Topit të Artë.

Sport

29/11/2021 22:44

Polaku zuri vendin e dytë në garën për Topin e Artë, derisa ishte 33 pikë prapa argjentinasit, transmeton lajmi.net.

Tani, Lewandowski ka reaguar edhe në rrjetin social “Twitter” duke e uruar Messin për çmimin më prestigjiozë në botë.

“Urime Leo Messit dhe Alexia Putellas që fituan Topin e Artë 2021, urime gjithashtu edhe për të gjithë lojtarët e nominuar. Fitova çmimin e sulmuesit më të mirë në botë dhe asnjë lojtar nuk mund të fitojë çmime individuale pa fuqinë e skuadrës dhe besnikërinë e tifozëve prapa tij. Faleminderit për mbështetjen”, shkroi ai.

Ndërkohë, pozitat tre dhe katërt i zunë Jorginho, respektivisht Karim Benzema./Lajmi.net