Lewandowski me katër rekorde në librin e Ginisit
Lewandowski i realizoi pesë gola në fitoren e Bayern Munichut ndaj Wolfsburgut 5 me 1 në shtator.

Sport
Me pesë golat e shënuar ndaj Wolfsburgut, Lewandowski i ka thyer katër rekorde botërore.
Polaku tani e mban rekordin për het-trikun më të shpejtë, katër golat më të shpejtë, pesë golat më të shpejtë, dhe lojtari me më së shumti gola si zëvendësues.
Sulmuesi i Bayernit është realizatori i dytë më i mirë në Bundesligë me 14 gola pas Aubameyang që ka 17.