Lewandowski i zhgënjyer që këtë vit nuk u dhurua Topi i Artë
Robert Lewandowski beson se vendimi për të anuluar ceremoninë e Topit të Artë këtë vit është bërë shumë herët, me sulmuesin e Bayern Munich që humbi mundësinë për të fituar çmimin prestigjioz.
Sport
32 vjeçari ka pranuar se ka shijuar sezonin më të mirë në karrierën e tij.
Shkaku i situatës së COVID-19, ‘France Football’ ka vendosur që këtë vit të mos e dhurojë çmimin më të madh individual në botën e futbollit.
“Dikush duhej të vendoste që këtë vit nuk do të kishte Top të Artë”, ka deklaruar Lewandowski, përcjell lajmi.net.
“Ndoshta ishte vendim i hershëm sepse çdo trofe tjetër është dhënë. Kështu që shumë lojtarë, trajnerë, gazetarë e din se ky ka qenë sezoni më i mirë për mua”, shtoi ai.
“Bëmë atë që bëmë dhe ishte e mrekullueshme. Jam i lumtur që e ka parë çdo kush. Këto çmime janë të mira, fantastike, Por gjithashtu trofetë individual janë edhe trofe ekipor. Ekipi pa sulmues has në vështirësi, ndërsa sulmuesi pa ekip nuk funksionon aspak”./Lajmi.net/