Lewandowski dëshira e PSG-së
Paris Saint Germain dëshiron transferimin e sulmuesit të Bayern Munich, Robert Lewandowski.

Sport
Lewandowski do të largohet nga ‘Allianz Arena’, pasi nuk duket i lumtur aty.
Barcelona pritet të jetë destinacioni i tij i radhës, por interesim për të kanë shfaqur edhe kampioni francezë, Paris Saint Germain.
Sipas ‘AS’, drejtori i ri sportiv i PSG-së, Luis Campos e dëshiron polakun në ekip, përcjell lajmi.net.
Ky pritet të jetë vetëm interesim nga parisienët, pasi Lewandowski dëshiron transferimin në ‘Camp Nou’, te Barcelona./Lajmi.net/