Lëvizje të mëdha tek Inter – afrohen Eriksen e Giroud, largohen dyshja e njohur

Inter është gati të bëjë një lëvizje të madhe në merkaton e janarit.

Sport

24/01/2020 20:15

‘Zikaltrit’ janë shumë afër që të kompletojnë transferimin e danezit Christian Eriksen, por në listën e dëshirave të tyre është edhe Olivier Giroud.

Për të afruar dyshen nga Premierliga, Inter duhet të largojë dikë nga skuadra, dhe tashmë ka dy emra që po përmenden për këtë gjë.

Mediet italiane bëjnë të ditur se Diego Godin dhe Kwadwo Asamoah do të largohen nga Inter, transmeton lajmi.net.

Me ardhjen e Victor Moses dhe Ashley Young, duket se nuk do të ketë më vend për Asamoah.

Eriksen dhe Giroud pritet të përforcojnë radhët e Inter, në repartin sulmues. /Lajmi.net/