Lëvdatat e Zannier’it
Lamberto Zannier e përshëndet mbarëvajtjen e procesit të djeshëm zgjedhor. Ai thotë se marrëveshja e 19 prillit ka filluar të jap rezultate.

Lajme
Sekretari i përgjithshëm i OSBE`së Lamberto Zannier zgjedhjet e raundit të dytë i ka quajtur si të rregullta dhe paqësorë duke thënë se, ky është një moment shumë i rëndësishëm, për të ardhmen e rajonit.
“Ky paraqet moment shumë të rëndësishëm në procesin kompleks, duke ndërtuar besim dhe duke hapur perspektiva për stabilitetin dhe për të ardhme prosperuese për popullin e këtij rajoni”
“Kjo ka dëshmuar se Marrëveshja e 19 prillit e arritur nga Beogradi e Prishtina, dhe me sukses e ndërmjetësuar nga përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, po fillon të japë rezultate”.
“OSBE-ja mbetet e gatshme për tu angazhuar në mbështetje të këtij dialogu të rëndësishëm, i udhëhequr nga BE-ja dhe në implementimin e tij”.
Zannier gjithashtu ka përshëndetur punën e palëve të përfshira në këtë proces si dhe ka falënderuar Policinë e Kosovës, EULEX`in dhe KFOR`in për krijimin e një ambient të qetë në pjesën veriore të Kosovës.