Letra lamtumirëse e djalit të Antonio Reyes do ju bëjë të qani me lot
Jose Antonio Reyes Lopez, i ka dhënë lamtumirën babait të tij, ish-futbollistit të Spanjës, Real Madridit, Espanyolit dhe Arsenalit, Jose Antonio Reyes, përmes një letre emocionale në rrjetin social Instagram.

Sport
Vdekja e Reyes tronditi botën e futbollit, pasi ndërroi jetë në moshën 35-vjeçare pas një aksidenti me makinë.
E gjitha bota shprehu ngushëllime për vdekjen e lojtarit të njohur, por letra e djalit të tij mbetet më emocionuese, saqë nuk mund t’i përmbaheni as lotëve, transmeton lajmi.net.
“Ky është momenti i fundit që ne e kaluam së bashku, baba”, shkroi Jose Antonio Reyes Lopez, duke i bashkangjitur edhe foton e fundit me babanë e tij.
“Atë ditë (kur u bë fotoja), ju më dhatë një këshillë siç gjithmonë e ke bërë, por sot, ti nuk u ktheve më dhe për mua është një ditë e rëndë”, shtoi ai.
“Gjithmonë do të jem shumë krenar me ty baba. Ne nuk e kemi kaluar tërë kohën tonë së bashku, por vetëm ti dhe unë e dimë se sa shumë e donim njëri-tjetrin. E di që ti do të kujdesesh për mua nga parajsa dhe unë kurrë nuk do të të harroj”.
“Të dua, baba”, ka shkruar talenti i cili luan në akademinë e Leganes. /Lajmi.net/