Letra e Kurtit për LDK-në, Ramadani: Faza e re për përçarjen e partive shqiptare

Eksperti i sigurisë dhe analisti politik, Burim Ramadani ka komentuar letrën e Kurtit drejtuar Lumir Abdixhikut të LDK-së për takim, duke i ofruar edhe mundësi për koalicion. Ramadani ka thënë se kjo ftesë është “faza e re për përçarjen e partive shqiptare”, shkruan lajmi.net. “E filloi me NISMA-n për të njëjtin qëllim, por nuk bëri…

Lajme

05/05/2025 13:44

Eksperti i sigurisë dhe analisti politik, Burim Ramadani ka komentuar letrën e Kurtit drejtuar Lumir Abdixhikut të LDK-së për takim, duke i ofruar edhe mundësi për koalicion.

Ramadani ka thënë se kjo ftesë është “faza e re për përçarjen e partive shqiptare”, shkruan lajmi.net.

“E filloi me NISMA-n për të njëjtin qëllim, por nuk bëri shumicën. Po vazhdon synimin ndaj LDK-së krejtësisht njëjtë! Kjo nuk është logjikë shtetërore. Është logjikë përçarëse vetëm e vetëm për të mbajtur pushtet.
Por, pushteti nuk mbahet me patjetër. “O unë, o askush!””, ka shkruar Ramadani.
Ai ka thënë se politikani duhet të ketë parime e dinjitet.
“Kur nuk ke shumicë, thjesht pranon realitetin. Kthehesh në opozitë dhe bëhesh gati për zgjedhjet tjera kurdo që janë! Kaq, e thjeshtë është demokracia. Shumica qeveris!”, ka shtuar Ramadani. /Lajmi.net/ 
Postimi i tij i plotë në Facebook: