Leroy Sane vendos të transferohet te gjiganti turk, paga e ofruar e bëri diferencën

Kalimi i Leroy Sane te Galatasaray, duket vetëm çështje kohe, pasi lajmin është konfirmuar nga dy gazetarët ekspert të transferimeve, Fabrizio Romano dhe Florian Plettenberg. Lajmin e dha fillimisht Fabrizio Romano, i cili njoftoi se marrëveshja është arritur. “Kontrata trevjeçare është tashmë e nënshkruar. Sané do të udhëtojë për në Stamboll sonte për testet mjekësore…

Sport

11/06/2025 19:07

Kalimi i Leroy Sane te Galatasaray, duket vetëm çështje kohe, pasi lajmin është konfirmuar nga dy gazetarët ekspert të transferimeve, Fabrizio Romano dhe Florian Plettenberg.

Lajmin e dha fillimisht Fabrizio Romano, i cili njoftoi se marrëveshja është arritur. “Kontrata trevjeçare është tashmë e nënshkruar. Sané do të udhëtojë për në Stamboll sonte për testet mjekësore dhe finalizimin e transferimit”, shkroi gazetari italian.

Florian Plettenberg i Sky Germany e konfirmoi gjithashtu për këtë zhvillim. 

“Transferimi i Leroy Sane te Galatasaray konsiderohet si një marrëveshje e kryer. Është arritur marrëveshje e plotë për një transferim si lojtar i lirë. Kontrata do të jetë e vlefshme deri në vitin 2028 dhe vizitat mjekësore janë caktuar”, shkroi gjermani.  

Sané do të largohet nga Bayern Munich pa marrë pjesë në Kupën e Botës për Klube me gjermanët, dhe Galatasaray ka këmbëngulur për muaj të tërë për ta transferuar.

 Tani gjithçka është përfunduar dhe pritet që njoftimi zyrtar të bëhet së shpejti.

Galatasaray i ka ofruar Sanes një pagë më të lartë se sa ajo që do të fitonte te Bayern Munich me rinovimin e kontratës. Në Stamboll, anësori gjerman do të fitojë plot 15 milionë euro në sezon.