Lequipe: Pas lëndimit ndaj Australisë, Lucas Hernandes po mendon ta lërë futbollin

Lucas Hernandez po mendon ta lërë futbollin pas lëndimit të rëndë që pësoi në ndeshjen ndaj Australisë në kuadër të Kupës së Botës me Francën. Kështu të paktën bën të ditur Lequipe e cila thotë se lojtari është duke e “bluajtur” nëpër mend këtë ide. Mbrojtësi i Bayern Munich pësoi një lëndim të rëndë në…

Sport

26/11/2022 15:01

Lucas Hernandez po mendon ta lërë futbollin pas lëndimit të rëndë që pësoi në ndeshjen ndaj Australisë në kuadër të Kupës së Botës me Francën.

Kështu të paktën bën të ditur Lequipe e cila thotë se lojtari është duke e “bluajtur” nëpër mend këtë ide.

Mbrojtësi i Bayern Munich pësoi një lëndim të rëndë në gju i cili do ta lërë jashtë për pjesën tjetër të Kupës së Botës.

Gjithsesi, sa i përket lënies së futbollit, ende nuk ka ndonjë qëndrim zyrtar nga ana e mbrojtësit, andaj duhet të pritet deri sa diçka e tillë të ndodhë. /Lajmi.net/