Leonora takon mësuesin e saj (FOTO)
Leonora Jakupi a takuar mësuesin e saj në Drenicë, ndërsa nuk ka kursyer asnjë fjale lëvdate për te.

ShowBiz
Këngëtarja e njohur Leonora Jakupi ka takuar mësuesin e saj të parë i cili sot ka dal në pension. Me një buket e lule dhe shumë dashuri, këngëtarja ka lënë edhe një postim kushtuar mësuesit, transmeton, lajmi.net
“Ti mësues i devotshëm dhe pishtar i dijes. Ti që jeton në mendjen e shumë gjeneratave që për katër dekada ju dhurove dije e shumë dashuri, edhe pse sot zyrtarisht je pensionuar, do të mbetesh përjetësisht në mendjet dhe zemrat tona! Mësuesi më i dashur dhe i respektuar, mësuesi ynë i parë! Urime dalja në pension, jetofsh gjatë!”, ka shkruar Leonora në ‘Instagram’