Leonardo DiCaprio do të bëjë film për skandalin e Volkswagen
Aktori Leonardo DiCaprio do të jetë producent i filmit që ka të bëjë me skandalin e Volkswagen.
ShowBiz
Kompania e tij Appian Way dhe Paramount Pictures tashmë kanë blerë të drejtat e një libri, ende të pabotuar, që ka të bëjë me skandalin e Volkswagen-it.
Megjithatë, ende nuk dihet nëse DiCaprio do të ketë ndonjë rol në atë film.
Muajin e kaluar prodhuesi gjerman i makinave ka pranuar se rreth 11 milionë automojete të tyre kanë qenë të programuara në mënyrë kompjuterike për shmangjen e kontrollit të nivelit të ndotjes, duke i dhënë kompanisë gjermane një reputacion jashtëzakonisht të keq.
Kjo krizë i ka kushtuar që tani rreth 28 miliardë dollarë firmës Volkswagen, për shkak të uljes së vlerës së aksioneve të saj në bursë./Gazeta Blic