Leonard Ademaj nis dëshminë para Gjykatës për vrasjen e motrës së tij, Liridonës

Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt, ka nisur dëshminë e tij para trupit gjykues në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Seanca gjyqësore ka filluar në orën 09:00, ndërsa në sallë janë sjellë bashkëshorti i viktimës, Naim Murseli i akuzuar për vrasjen e saj si dhe dy të pandehurit e tjerë, Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava. Naim…

Lajme

14/07/2025 09:36

Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt, ka nisur dëshminë e tij para trupit gjykues në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Seanca gjyqësore ka filluar në orën 09:00, ndërsa në sallë janë sjellë bashkëshorti i viktimës, Naim Murseli i akuzuar për vrasjen e saj si dhe dy të pandehurit e tjerë, Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava.

Naim Murseli është paraqitur në seancë, pasi që pas ekzaminimeve psikiatrike, ka rezultuar se ky i fundit është në gjendje të rregullt mendore dhe mund të vijojë seancat e mëtejme gjyqësore