Lenglet ka marrëveshje personale me Tottenham, pritet dakordimi me Barcelonën

Clement Lenglet me shumë gjasë do të jetë lojtar i Tottenham.

Sport

04/07/2022 23:27

Mbrojtësi francez nuk po gjen hapësirat e tij te Barcelona dhe me lëvizjet e fundit, hapësirat minimizohen edhe më shumë.

Kështu, Lenglet po shqyrton kalimin te Tottenham Hotspur. Fabrizio Romano bën të ditur se Lenglet ka një marrëveshje personale me Spurs, transmeton lajmi.net.

Marrëveshja tashmë pritet të finalizohet mes Barcelonës dhe Tottenham.

Lëvizja pritet të bëhet në formë huazimi dhe po punohet për detaje shtesë. /Lajmi.net/