Lëndohet Tolisso dhe rrezikon Kampionatin Evropian, Deschamps thekson mbështetjen e tij për të

Futbollisti i Bayern Munchen, Corentin Tolisso, është lënduar në stërvitje dhe si duket do të jetë jashtë fushave për një kohë të gjatë.

Sport

19/02/2021 23:00

Tolisso u lëndua në stërvitje me Bayernin, dhe sipas “Bild” bërtimat e lojtarit u dëgjuan jashtë kampit stërvitor, transmeton lajmi.net.

Edhe trajneri i Bayernit, Hansi Flick, u shpreh tejet i zhgënjyer me lëndimin e Tolissos ku tregoi tmerrin që përjetuan “Bavarezët”.

Tolisso lëndoi kofshën e djathtë dhe do ti nënshtrohet operacionit, koha e tij supozohet të jetë nga gjashtë deri në tetë muaj jashtë fushës.

Edhe selektori francez, Didier Deschamps doli në mbështetje të Tolissos.

“Lëndimi i Tolissos më pikëlloi, nuk ka kohë të mirë që të lëndohesh. Është shumë herët për të thënë defenitivisht se sa do të mungojë ai”, tha Deschamps.

“Jam i sigurt që me forcën dhe karakterin e tij, do të shohim prap më të mirën nga ai. Jam i sigurt që ai do të bëjë gjithçka që të rikthehet edhe më i fortë”, përfundoi Didier Deschamps./Lajmi.net/