Lëndohet Shaw
Përforcimi i ri i Manchester Unitedit, Luke Shaw, nuk do të jetë në gjendje të fillojë sezonin e ri në Premierligë. Ai ka pësuar një lëndim dhe do të mungojë për katër javë.

Sport
Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Luke Shaëw, do të mungojë për katër javë për shkak të një lëndimi.
Reprezentuesi anglez, 19-vjeç, erdhi në Old Trafford nga Southampton për 27 milionë funte në qershor.
Ai u paraqit në pesë ndeshje të Manchester Unitedit gjatë turneut përgatitor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por nuk luajti të martën mbrëma në fitoren 2:1 ndaj Valencias në Old Trafford, dueli i fundit miqësor.
United do ta fillojë sezonin e ri në Premierligë në shtëpi kundër Swanseas të shtunën. Shaw ishte pritur të jetë zgjedhja e parë e menaxherit Louis van Gaal në pozitën e krahut të majtë të mbrojtjes.
Van Gaal përdori 20-vjeçarin Reece James në detyrë në SHBA dhe kundër Valencias