Lëndohet një punëtor i ndërtimtarisë në Pejë, prokuroria del në vendin e ngjarjes

Një punëtor i ndërtimtarisë në Pejë është lënduar sot në vendin e tij të punës.

Lajme

02/06/2020 19:09

Policia me anë të një komunikate për media, ka bërë të ditur se viktima është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës, e më pas në QKUK, shkruan lajmi.net.

“Sot me datë 02.06. 2020. rreth orës 12:10 viktima S. SH. 1indur më 1979 gjerë sa ishte duke punuar në një objekte ndërtimi kishte pësuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë, pas vizitës nga ana e stafit mjekësorë, viktima është udhëzuar për në QKUK”, thuhet në komunikatë.

Vendit të ngjarjes ju kanë përgjigjur njësitet kompetente te Policisë.

Me urdhër të Prokurorit Shtetit rasti është cilësuar Asgjësim dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse, rrezikim i vendit të punës. /Lajmi.net/