​Lëndohet një polic në protestën e veteranëve

Para veteranëve të cilët po qëndrojnë në oborrin e Kuvendit, ka dal edhe deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, i cili tha se veteranët kanë luftuar, e kanë sjellë lirinë dhe e kanë sjellë këtë shtet.

Lajme

06/06/2022 11:39

Ai tha se institucionet nuk duhet t’i detyrojnë veteranët që të protestojnë, por as “Mos gaboni me prek asnjë pemë të këtij institucioni, këtë institucion apo ndonjë polic”, ka thënë ai.

Sipas raportimeve në media, një pjesëtar i policisë është lënduar gjatë përplasjes së policisë me protestuesit.

Lajmi.net ju sjell pamje nga protesta: