Lëndohet një burrë në Ferizaj, tentoi t’ia vë flakën vetes me benzinë
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Ferizaj. Një 68 vjeçar është lënduar pasi dyshohet se tentoi t’ia vë flakën vetes duke përdorur benzinë. Rasti ndodhi në rrugën “Mehmet Begranca”, derisa nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar gjithë ngjarjen. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli deklaroi se është…
Lajme
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Ferizaj.
Një 68 vjeçar është lënduar pasi dyshohet se tentoi t’ia vë flakën vetes duke përdorur benzinë.
Rasti ndodhi në rrugën “Mehmet Begranca”, derisa nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar gjithë ngjarjen.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli deklaroi se është njoftuar për rastin mbrëmë, rreth orës 20:10, ndërsa në vendin e ngjarjes ka konstatuar se familjarët e personit kishin arritur ta shuanin zjarrin.
“I lënduari është trajtuar fillimisht nga ekipet emergjente dhe më pas është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj për trajtim të mëtejmë. Sipas informatave fillestare të policisë, gjendja e tij shëndetësore ishte stabile”deklaroi ai.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore të rendit dhe hetuesit, të cilët po merren me sqarimin e rrethanave të rastit”, shtoi ai./Lajmi.net/