Lëndohet në stërvitje, ylli i Bayern Munich do të mungojë 3 muaj

FC Bayern përmes llogarisë së tyre zyrtare të twitterit njoftuan se lojtari i tyre, Corentin Tolisso do t’i nënshtrohet një operacioni.

Sport

19/02/2021 15:24

26 vjeçari vepse është nënshtruar një operacioni, i cili ka rezultuar me sukses, pasi pësoi një lëndim në seancë stërvitore të premten, shkruan lajmi.net.

Trajneri Hansi Flick konfirmoi se ai do të jetë jashtë fushave për të paktën tre muaj.

“Më vjen shumë keq për Tolisson. Ne presim që ai të mbetet për të paktën tre muaj jashtë fushave. Ai na ka impresionuar shumë në ndeshjet e fundit”, u shpreh ai.

Tutje tha se do të ketë mbështetjen e tyre të plotë dhe do ta ndihmojnë atë gjatë tërë kohës./Lajmi.net/