Lëndohet Milot Rashica
Milot Rashica është dashur të ndërpresë stërvitjet te Werder Bremen gjatë ditës së sotme.
Sport
Ylli i Kombëtares së Kosovës ka pësuar një lëndim në stërvitjen e fundit, shkruan lajmi.net.
Ky lëndim për Rashicën vjen pak ditë pas rikthimit në fushat e blerta.
Skuadra e Werder Bremen përmes një njoftimit të shkurtër ka bërë të ditur se Rashica është larguar nga stërvitja, pa dhënë detaje tjera rreth lëndimit.
Kujtojmë që Rashica kishte munguar edhe në katër sfidat e para të Werder Bremenit në Bundesligë, si dhe në ndeshjet e muajit tetor dhe nëntor që Kosova i zhvilloi në kuadër të Ligës së Kombeve./Lajmi.net/