Lëndohet Lewandowski, jashtë për ndeshjen ndaj Real Madridit

Barcelona ka marrë një lajm aspak të mirë në prag të ndeshjes ndaj Real Madridit. Real Madridi dhe Barcelona do të takohen përsëri më njëra-tjetrën, por këtë herë në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit. Të dy gjigantët spanjollë kërkojnë të shpallen kampion në këtë kompeticion, andaj pritet të jetë një super përballje. Ne prag të…

Sport

27/02/2023 16:18

Barcelona ka marrë një lajm aspak të mirë në prag të ndeshjes ndaj Real Madridit.

Real Madridi dhe Barcelona do të takohen përsëri më njëra-tjetrën, por këtë herë në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.

Të dy gjigantët spanjollë kërkojnë të shpallen kampion në këtë kompeticion, andaj pritet të jetë një super përballje.

Ne prag të kësaj ndeshjeje Barça ka marrë një lajm jo të mirë.

Bëhet fjalë për sulmuesin më në formë, Robert Lewandowskin, i cili ka pësuar një lëndim dhe nuk do jetë më ekipin në ‘El Clasico’

“Lojtari i ekipit të parë Robert Lewandowski ka një tendosje në kofshën e majtë në kofshën e majtë. Është i ulët dhe evolucioni i tij do të shënojë disponueshmërinë e tij”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.

Kujtojmë që ndeshja e parë ndërmjet dy klubeve zhvillohet në ‘Santiago Bernabeu’, më 2 mars, nga ora 21:00./Lajmi.net/