Lëndohet Amir Rrahmani
Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, ka pësuar një lëndim gjatë ndeshjes ndërmjet Napolit edhe Romës e cila përfundoi me rezultat 2-2. Rrahmani u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 70’ të ndeshjes pas një problemi fizik që u vlerësua si lëndim muskulor. Mbrojtësi kosovar u zëvendësua menjëherë, duke ngritur shqetësime për…
Sport
Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, ka pësuar një lëndim gjatë ndeshjes ndërmjet Napolit edhe Romës e cila përfundoi me rezultat 2-2.
Rrahmani u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 70’ të ndeshjes pas një problemi fizik që u vlerësua si lëndim muskulor. Mbrojtësi kosovar u zëvendësua menjëherë, duke ngritur shqetësime për gjendjen e tij fizike.
Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për një problematikë muskulore, ndërsa pritet që futbollisti t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore për të përcaktuar shkallën e lëndimit dhe kohën e mundshme të mungesës.
Ky nuk është rasti i parë këtë sezon që Rrahmani përballet me probleme fizike, pasi ai ka munguar edhe në disa ndeshje të mëparshme për shkak të lëndimeve muskulare.
Nga klubi i Napolit ende nuk ka një njoftim zyrtar për gjendjen e tij, ndërsa më shumë detaje priten pas kontrolleve mjekësore në ditët në vijim.