Lëndimi i punëtorit në Trepçë, reagojnë nga kompania pas dy ditëve: Kemi pezulluar aktivitetin aty ku ka ndodh rasti

Një punëtor i minierës së Trepçës ka pësuar lëndime të hënën gjatë punës në horizontin IX në vendpunishten 136 gjatë montimit të një gome të makinës vetëngarkuese me ajër të komprimuar me te cilën bëhet bartja e xehes. Në lidhje me rastin, sot pas dy ditëve kur ka ndodhur rasti kanë reaguar nga Trepça, të…

Lajme

06/08/2025 14:21

Një punëtor i minierës së Trepçës ka pësuar lëndime të hënën gjatë punës në horizontin IX në vendpunishten 136 gjatë montimit të një gome të makinës vetëngarkuese me ajër të komprimuar me te cilën bëhet bartja e xehes.

Në lidhje me rastin, sot pas dy ditëve kur ka ndodhur rasti kanë reaguar nga Trepça, të cilët përmes një komunikate për media kanë thënë se punëtori është jashtë rrezikut për jetën dhe është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

“Trepça Sh.A. me të marrë informacionin për lëndimin e punëtorit, në ora 19:32 zyrtarisht e ka njoftuar inspektoratin e Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM). Po ashtu, është formuar Komisioni i Brendshëm i Trepça Sh.A., i cili ka shkuar në vendin e ngjarjes për të bërë vlerësimin e situatës, me ç’rast e ka izoluar vendpunishten ku ka ndodhur ngjarja duke i vendosur shiritat që askush të mos ketë qasje derisa inspektorati i KPMM-së të arrijë në vend të ngjarjes dhe të bëjë vlerësimin. Ndërmarrja Trepça ka zbatuar dispozitat e nenit 13, paragrafi 5 të Ligjit nr. 05/L-062 për Siguri në punë në veprimtarinë minerare, i cili thekson: “Ndërmarrja minerare është e detyruar që të informojë Inspektoratin e Minierave për të gjitha rastet e fatkeqësive, aksidenteve apo lëndimeve të rënda në punë dhe ta pezullojë aktivitetin minerar atu ku ka ndodhur lëndimi apo prishja dhe të lajmërohet inspektorati më së largu brenda 12 orësh për ditë të punës dhe 24 orësh për ditë vikendi apo ditë festash shtetërore”, thuhet në reagimin e Trepçës.

Ata kanë thënë se janë të përkushtuar në mënyrë të vazhdueshme për të garantuar një ambient pune të sigurt, duke ndërmarrë masa parandaluese, duke zbatuar standardet ligjore për sigurinë dhe shëndetin në punë, si dhe duke investuar në trajnimin e punëtorëve me qëllim që të minimizohen rreziqet dhe të parandalohen lëndimet në vendin e punës.

Komunikata e plotë: