Lëndimet dhe kërkesat e Raiolas e mbajnë larg Realit, Haaland

Real Madridi janë zbehur në lidhje me transferimin e Erling Haaland.

Sport

01/04/2022 23:11

E ardhmja e Haaland vazhdon të përflitet tash e sa kohë.

Real Madridi dhe Manchester City, janë dy kandidatët kryesor për transferimin e yllit të Borussia Dortmund.

Sipas gazetës prestigjioze ‘Marca’, për shkak të lëndimeve dhe kërkesave që agjenti i Haaland, Mino Raiola ka shfaqur, e mbajnë lojtarin larg ‘Bernabeut’.

Krahas rrogës ‘statosferike’ (30 milionë neto) që ka kërkuar për sulmuesin, ai ka vendosur edhe disa kushte në lidhje me nënshkrimin e norvegjezit, që duken të papranueshme për ‘Los Blancos’.

Haaland, gjithashtu ka pësuar 14 lëndime, në tre sezone me BVB-në, transmeton lajmi.net.

21 vjeçari pritet të marrë vendimin për të ardhmen e tij, në fund të muajit prill./Lajmi.net/