Lëmshi për konstituimin e Kuvendit dhe zgjedhjen e kryeparlamentarit

Gjykata Kushtetuese mund të sqarojë çështjen e mandatarit të qeverisë, por një gjë të tillë mund të mos bëjë punë për zgjedhjen e kryeparlamentarit.

Lajme

22/06/2014 09:41

Presidentja në letrën e saj nuk e ka pyetur Gjykatën direkt për këtë punë, megjithëse është lënë hapësirë të interpretohet edhe ky problem, shkruan gayeta Tribuna e së dialës.

Opozita me marrëveshjen e saj e synon këtë post, por PDK-ja thotë se i takon vetëm asaj posti i kryeparlamentarit.

Me këtë të fundit nuk pajtohen ca njohës të Kushtetutës, të cilët vlerësojnë se kryeparlamentarin mund ta marrë grupi më i madh parlamentar, i cili do të krijohet pas konstituimit të përbërjes së re kuvendare, ai LDK-AAK-Nisma. (Tribuna)