Lekaj: VV po e përdor Albulena Haxhiun për të çuar vendin në zgjedhje
Ish-deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për strategji të qëllimshme politike që synon bllokimin e konstituimit të Kuvendit dhe dërgimin e vendit në zgjedhje të reja. Sipas Lekajt, emri i Albulena Haxhiut po përdoret nga VV si mjet për të penguar krijimin e institucioneve, në një përpjekje për të rikthyer pushtetin përmes…

Lajme
Ish-deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për strategji të qëllimshme politike që synon bllokimin e konstituimit të Kuvendit dhe dërgimin e vendit në zgjedhje të reja.
Sipas Lekajt, emri i Albulena Haxhiut po përdoret nga VV si mjet për të penguar krijimin e institucioneve, në një përpjekje për të rikthyer pushtetin përmes krizës.
“Vetëvendosje po e përdor qëllimisht emrin e Albulena Haxhiut për të bllokuar konstituimin e Kuvendit. Kjo nuk është rastësi, por një strategji e paramenduar për të pamundësuar krijimin e institucioneve dhe për ta çuar vendin në zgjedhje të reja,” tha Lekaj.
Ai shtoi se kjo sjellje përbën abuzim me demokracinë dhe një formë shantazhi ndaj sistemit dhe qytetarëve.