Lekaj uron  “Ditën e Forcës”, thotë se kjo ia kujton sakrificën për liri e shtet

Shefi i GP të AAK-së Pal Lekaj thotë se sot është njëra ndër ditët më të rëndësishme, e shënuar në historinë e Kosovës, si "Dita e Forcës".

Lajme

25/11/2016 19:40

Siç thekson ai, kjo ditë na kujton sakrificën e përkushtimin për ta jetësuar idealin e gjeneratave të tëra për çlirim, liri, pavarësi e shtet.

Lekaj thotë se “Dita e Forcës” është rrjedhimisht dita e Kosovës, sepse UÇK’ja sipas tij,  si paraardhëse e FSK’s, kishte për qëllim çlirimin e vendit, gjë që bashkë me miqtë e arriti, ndërsa tani është FSK’ja, nesër si Ushtri e Kosovës, me aleatët tanë, që do ta mbrojë shtetin e lirinë e tij.

“Sot ju them të gjithë ushtarëve tonë, familjeve të tyre, e qytetarëve të Kosovës pa dallim, urime “Dita e Forcës”. Veçanërisht familjeve të dëshmorëve, invalidëve e veteranëve. Sepse secili nga ta dha diçka për të ekzistuar shteti i Kosovës i lirë e me ushtrinë e saj, për të pasur ditën kur ne kremtojmë lirinë, për të pasur ditën e pavarësisë, e për të festuar lirshëm edhe ditën e Shqiptarëve, 28 Nëntorin!

Sot, para se të themi urime, duhet që t’u themi lavdi të gjithëve që ranë ndër breza për ditët e shënuara të Kosovës e për kombin shqiptar”, uron Lekaj./Lajmi.net