Lekaj: Kemi pranuar 4 kërkesa për paraburgim ndaj 11 personave, do të mbahen dy seanca
Gjykata Themelore në Prizren ka bërë të ditur se deri më tani ka pranuar katër kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 11 personave, të cilët janë pjesë e grupit prej 109 të arrestuarish nën dyshimet për manipulim të votave në Komunën e Prizrenit. Sipas zëdhënësit të Gjykatës Themelore në Prizren, Marcel Lekaj, procesi…
Lajme
Gjykata Themelore në Prizren ka bërë të ditur se deri më tani ka pranuar katër kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 11 personave, të cilët janë pjesë e grupit prej 109 të arrestuarish nën dyshimet për manipulim të votave në Komunën e Prizrenit.
Sipas zëdhënësit të Gjykatës Themelore në Prizren, Marcel Lekaj, procesi i pranimit të kërkesave nga Prokuroria Themelore në Prizren ende nuk ka përfunduar dhe priten kërkesa të tjera gjatë ditës, raporton lajmi.net
“Ju njoftoj se deri në këto momente Gjykata Themelore në Prizren ka pranuar katër kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 11 personave. Në orën 14:00 është caktuar një seancë dëgjimore, ndërsa në orën 15:00 është caktuar seanca e radhës, dhe jemi ende në pritje të pranimit të kërkesave nga Prokuroria Themelore në Prizren”, tha Lekaj në një prononcim për media./Lajmi.net/