Leipzig kërkon marrëveshjen me yllin e Man City – pak orë në dispozicion

Leipzig është në kërkim të transferimit të fundit për merkaton e janarit.

Sport

31/01/2020 17:47

Skuadra gjermane është duke tentuar të finalizojë marrëveshjen me Manchester City, për mbrojtësin e krahut, Angelino.

‘Bild’ bën të ditur se Leipzig synojnë të marrin lojtarin në formë huazimi.

Angelino shihet si një përforcim ideal për të përforcuar skuadrën, në mënyrë që Leipzig të vazhdojnë garën për titullin e Bundesliga.

Skuadra gjermane ka shumë pak kohë në dispozicion për të mbyllur marrëveshjen, pasi sonte mbyllet merkatoja. /Lajmi.net/