Legjenda italiane i përgjigjet CR7: Nëse Interi transferon Messin, duhet ta shesë gjithë skuadrën
Cristiano Ronaldo ka qenë transferimi më i madh i verës së vitit 2018, ku nga Real Madrid u transferua në Serie A te skuadra e Juventusit.
Sport
Portugezi derisa ka folur për këtë transferim, ka thënë se është një lojtar që i pëlqejnë sfidat.
33 vjeçari nuk ka hezituar të sfidojë edhe rivalin e tij më të madh, Lionel Messin, duke e ftuar në Serie A.
Por, është Antonio Cassano që i është përgjigjur Ronaldos rreth kësaj deklarate.
“Pse Lionel Messi? Leo është në një nga klubet më të mëdha në botë, unë nuk e kuptoi pse duhet të vijë në Itali”, është përgjigjur Cassano, duke folur nëse do të dëshironte që Messi të transferohej te ish skuadra e tij Inter.
“Unë do të isha i lumtur nëse kjo do të ndodhte. Por Inter duhet të shesë të gjithë lojtarët për të sjellë Messin”./Lajmi.net/