Legjenda italiane e zbulon: Sarri e Ronaldo kanë një problem

Ish-ylli i Italisë, Antonio Cassano beson se ekziston një problem i madh mes Cristiano Ronaldos dhe Maurizio Sarrit te Juventus.

Sport

02/12/2019 15:48

Sarri e ka zëvendësuar Ronaldon në disa raste të këtij sezoni me Juventusin, gjë që çoi në sugjerime që marrëdhënia e dyshes është jo e mirë.

Dhe pas barazimit të fundjavës kundër Sassuolo, me Ronaldon që shënoi nga pika e penalltisë për të fituar një pikë për Juventusin, Cassano është i bindur se ka çështje mes skuadrës, transmeton lajmi.net.

”Mendoj se Ronaldo ka një problem të madh me Sarrin”, tha Cassano për Tiki Taka.

”Gjithçka filloi me dy zëvendësime radhazi, të cilat do të irritojnë çdo lojtar”.

“Sipas mendimit tim, ka një problem midis tyre dhe Juventus janë të mirë për ta mbajtur atë fshehtë”, përfundoi ai. /Lajmi.net/