Legjenda italiane arrestohet pasi rriti 106 bimë kanabisi
Ish ylli i Juventusit, Romës dhe Interit, Luigi Sartor është arrestuar pasi iu gjetën 106 bimë kanabisi në një fermë në Parma.
Sport
46-vjeçari Sartor që ka luajtur te shumë skuadra si Vicenza, Parma, Verona është nën arrest, transmeton lajmi.net.
Sipas Goal, ish mbrojtësi i krahut është përgjegjës për rritjen e marihuanës, derisa në bimët e gjetura pretendohet se janë rreth dy kilogramë drogë në secilën.
Hetuesit janë duke vëzhguar nga afër pronën sidomos pasi u kërkua dyfishimi i energjisë elektrike.
Në detajet e raportit tregojnë se ndriçimi i brendshëm është përdorur për kultivim dhe mund të shihen të gjitha kokrrat e kanabisit, derisa nga jashtë vërehet aroma e marihuanës.
Mbetet të shihet cili do jetë vendimi përfundimtar i gjykatës për ish futbollistin e njohur, që kishte fituar tri herë Kupën e UEFA-s./Lajmi.net/
3 times UEFA cup winner Luigi Sartor, who holds the record for winning Uefa cup in two consecutive years with two different teams, has today been arrested while found cultivating 106 marijuana plants in his own greenhouse pic.twitter.com/l10O88sX2n
— Tancredi Palmeri (@tancredipalmeri) February 16, 2021
Mantan bintang Parma era 90an Luigi #Sartor ditangkap atas kepemilikan lahan Ganja disebuah bukit dikota Parma. #Legend pic.twitter.com/iLeyTaNKQp
— Parmagiani Indonesia (@PARMAgiani) February 16, 2021