Legjenda gjermane kundër transferimit të Dembele te Bayern Munich

Lothar Matthäus ka dalë kundër transferimit të Ousmane Dembele te Bayern Munich.

Sport

11/07/2019 14:49

Reprezentuesi francez që në vitin 2017 ishte transferuar te Barcelona nga Borussia Dortmund, është lidhur me një rikthim te Bayern Munich.

Dembele te Bayern Munich është parë si një investim për të ardhmen, pas largimit të Arjen Robben dhe Franck Ribery.

“Kur mendoj për skandalet që Dembele shkaktoi te Borussia Dortmund dhe në Barcelonë, unë nuk shoh asnjë arsye për të besuar se ai do të sillet ndryshe në Bayern”, ka deklaruar Matthaus, përcjell lajmi.net.

“Uli Hoeness kishte një qëndrim të qartë për Dembelen te Dortmund, dhe nëse Bayern merr atë, ai do kishte problem kredibilitetin”./Lajmi.net/