Legjenda gjerman e tepron: Messi? Lewandowski më i miri
Lottar Matthäus (59 vjeç), legjenda e Bayernit dhe Gjermanisë, vazhdon të ngacmojë në distancën Barcelonën në prag të përplasjes me kampionët e Gjermanisë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Sport
Të shtunën e kaluar, pasi të dy gjigantët e futbollit europian certifikuan kualifikimin, ai deklaroi: “Natyrshëm, Barcelona ka cilësinë për të marrë më të mirën e vet në një ndeshje, por mendoj se Bayernit do të duhej të bënte shumë gabime për të humbur kundër kësaj Barcelone”.
Në deklaratën e fundit, Matthaus, i pyetur për rivalitetin Messi-Lwandowski, “guxoi” ta konsideronte sulmuesin polak edhe më të mirë se argjentinasi: “Messi përballet me pasardhësin e tij si lojtarin më të mirë në botë. Robert Lewandowski është lojtari më i mirë, jo vetëm sulmuesi më i mirë në botë”.
Fjalët e Matthaus mund të jenë faktor motivues për futbollistët e Barçës. Ata duhet të kenë shumë dëshirë për t’ia mbyllur një herë e mirë gojën ish-futbollistit të Bayernit. /Lajmi.net/