Legjenda e Man City ka vdekur në moshën 74 vjeçare

Legjenda e Manchester City, Colin Bell ka vdekur në moshën 74 vjeç pas një sëmundje që pati, kanë njoftuar klubi.

Sport

05/01/2021 21:16

Ai ka bërë 492 paraqitje për Citizens mes viteve 1966 dhe 1979 dhe madje ka shënuar 152 gola. Ndërsa, ka zhvilluar edhe 48 ndeshje për Anglinë.

Ish-mesfushori vlerësohet shumë edhe nga tifozët e Manchester Cityt, ku ata kanë votuar që ta quajnë një pjesë të tribunave në Etihad Stadium për nder të Bell, transmeton lajmi.net.

Bell u transferua në Manchester City nga klubi Bury, i cili në atë kohë gjendej në ligën e dytë, konkretisht në mes të sezonit 1965-66.

Ai ndihmoi ekipin e Joe Mercer të fitonte promovimin atë sezon dhe ishte thelbësor për Citizens.

Gjatë 13 viteve të tij si lojtar, ai gjithashtu fitoi FA Kupën, Kupën e Ligës dhe trofe të tjera./Lajmi.net/