Legia – Napoli: Formacionet e mundshme, Kastrati dhe Rrahmani do jenë kundërshtar nga minuta e parë

Sonte (e enjte) do zhvillohet sfida interesante ndërmjet Legias së Varshavës dhe Napolit, në kuadër të xhiros së katërt në fazën e grupeve të Ligës së Evropës.

Sport

04/11/2021 11:26

Dy skuadrat që dëshirojnë kualifikimin në fazën tjetër, duan me patjetër pikët e plota, shkruan lajmi.net.

Amir Rrahmani pritet të jetë si gjithmonë nga minuta e parë pranë Kalidou Koulibalyt në ‘zemrën’ e mbrojtës së italianëve.

Ndërkohë, nga ana tjetër, te klubi polak, pritet që Lirim Kastrati gjithashtu të jetë titullar se bashku me Ernest Muçin.

Formacionet e mundshme:

Legia: Miszta; Jedrzejczyk, Wieteska, Rose; Johansson, Ciepela, Slisz, Ribeiro; Kastrati, Emreli, Muçi

Napoli: Meret; Di Lorenzo, Rrahmani, Koulibaly, Juan Jesus; Demme, Anguissa; Politano, Zielinski, Elmas; Petagna

Ndeshja nis në ora 21:00./Lajmi.net/