Ledri Vula dhe Yll Limani tregojnë banorët e preferuar brenda shtëpisë së “Big Brother”

Ylli dhe Ledri sot do komentojnë situata që kanë ndodhur gjatë javës në shtëpi.

ShowBiz

10/12/2021 21:13

Gjatë prezantimit të tyre, Arbana Osmani e nisi me disa pyetje drejt tyre, shkruan lajmi.net.

Moderatorja, pyeti Ledrin se cilët janë banorët e preferuar të tij dhe ai nuk hezitoi të përgjigjej.

“Donaldi, Dj Pm, Dj Dagz, Iliri dhe Arjola”, tha Ledri, ndërsa Ylli përveç Donaldit dhe Ilirit shtoi se ka nisur ta pëlqejë edhe Einxhel.

Ndryshe, dyshja treguan se a do ishin bërë pjesë e Big Brother, si Ledri ashtu edhe Ylli nuk dhanë ndonjë përgjigije definitive për publikun për shkak të angazhimeve ditore dhe aty duhet të qëndrosh 24 orë brenda./Lajmi.net/