Ledina Çelo nuse Kosove, tregon përvojat… (Foto)
Këngëtarja Ledina Çelo para 7 vitesh është martuar me ish boksierin Naim Kabashi, duke u bërë kështu nuse Kosove.
ShowBiz
Në emisionin Prive, ajo foli për këtë realitet duke treguar se sa mirë është pritur nga familja e bashkëshortit të saj, shkruan lajmi.net.
Ledina thotë se raportet e saj me vjehrrën kanë qenë gjithmonë të mira dhe duke qenë një vajzë e vetme ajo i ka kushtuar shumë kujdes duke e ditur se edhe djalin e ka hastret mbas 5 vajzave.
Duke i ndërruar traditat, Çelonë fillim e ka pasur paksa të vështirë, mirëpo thotë se nuk ka ndodhur siç edhe e kanë ‘frikësuar’ se në Kosovë nusja fshin oborr e gjera të tjera, mirëpo veten e cilëson si nuse të llastuar të cilës familja e burrit i rri shumë gati.
Ledina dhe Naimi bashkë kanë dy fëmijë, ndërsa janë duke jetuar në Gjermani./lajmi.net.
